Shpërthim në Ukrahinë, vdesin 19 persona nga shembja e pallatit
Ukrahine- Një shpërthim ka rrezuar një pallat 5-katesh në Ukrahinë, për pasojë kanë mbetur të vdekur 19 persona dhe 15 të tjere rezultojne ende te zhdukur, njoftuan sot zyrtarë lokalë. Ngjarja ndodhi ne mesnate.
Ministria e Emergjencave tha se kishin shpëtuar edhe 20 banorë të pallatit pesëkatësh që gjendej në Jevpatoria, në gadishullin e Krimesë.
Aksidenti mund të ketë ndodhur nga shpërthimi i oksigjenit, pasi në katin përdhesës të pallatit gjendeshin konteniere me oksigjen. Për pasojë është shembur totalisht godina duke shkaktuar një tragjedi të vertetë. Një i mbijetuar tha se isha në shtëpi kur dëgjova dyshemene të lëvizte dhe më pas ndërtesa u rrëzua duke na zënë poshtë. Kjo është e tmerrshme, shtoi ai.