Papa uron shqip: Për shumë vjet Krishtlindjet
Vatikan- Papa Benedikti XVI uroi në shqip gjithë shqiptarët me rastin e Krishtlindjeve. Pas meshës së përgjithshme të Krishtlindjeve doli në ballkonin e tij në Vatikan dhe uroi popujt e gjithë botës në gjuhët përkatëse për festën e Krishtlindjeve. Papa nisi urimet në 64 gjuhë të ndryshme të botës, në të cilat sic do vit u përfshi edhe urimi në gjuhën shqipe. “Për shumë vjet Krishtlindjet”, iu drejtua popullit shqiptar, Papa Benedikti is XVI, nderkohë që sheshi u përfshi nga pasthirrma gëzimi dhe duartrokitjesh.
Mijera persona u mblodhën sot në Vatikan për të dëgjuar fjalimin, që u mbajt menjëherë pas meshës se Krishtlindjes.