Fluks emigrantësh, radhë e gjatë në Kakavijë
Kakavijë- Sërish radhë e gjatë në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës. Edhe paraditen e sotme, numri i emigrantëve që kthehen në vendlindje për të kaluar pranë familjeve festat e fundvitit ka qenë i madh.
Sipas burimeve nga dogana, radha e makinave ka arritur në tre kilometër e gjatë, në pritje për të kryer procedurat doganore dhe për të hyrë në tokën shqiptare.
Puna nëpër sportlele vijon normalisht, ndërkohë që pala shqiptare po punon me 6 sportele për të përballuar fluksin.
Sipas të dhënave nga policia në doganë kanë hyrë rreth 15 mijë emigrantë shqiptarë dhe rreth 4 mijë automjete.
Fluks kthimesh është shënuar në këtë pikë doganer edhe gjatë ditës së djeshme, por sipas emigrantëve problemi u shkaktua nga pala greke, e cila punonte shumë ngadalë. Dje u raportua se radha në anën greke të kufirit kishte mbërritur në 5 kilometër.