Shperthim ne centralin berthamor Fukushima ne Japoni

Agjencite e lajmeve njoftojne per shperthime ne ndertesat e reaktorit japonez Fukushima. Nje numer punetoresh jane plagosur. Pamjet televizive te televizionit japonez NHK te linin te kuptoje qe pjese te njeres nga kater ndertesat e reaktorit u rrezuan.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Pamje nga centrali i demtuar berthamor Fukushima.Frike nga katastrofa nukleare
Japonia i trembet nje katastrofe nukleare pas termetit katastrofik. Te premten pas ndalimit se funksionuari te sistemeve te ftohjes ne dy reaktore atomike te energjise eshte gjetur lende radioaktive cezium ne afersi te impianteve. Nje perfaqesues i autoritetit mbikqyres te energjise atomike ka pohuar se ne nje impiant te Fukushimes ka pasur rrjedhje. Me pare ne nje pajisje kontrolli te reaktorit ishte matur nje vlere radioaktiviteti nje mije here me e larte se vlera e lejuar. Pas termetit shkaterrues te premten sistemet e ftohjes nr. 1 dhe 2 ne Fukushima ishin demtuar. Reaktoret arriten te shuheshin automatikisht pas termetit por sistemet e ftohjes nuk arriten te ulnin temperaturat qe nje rast te tille pesojne rritje. Deri te shtunen nuk u arrit menjanimi i defektit.
Vazhdojne lekundjet pas termetit
Nje dite pas termetit me te rende ne historine e Japonise dhe cunamit te fuqishem pasues rajoni bregdetar lindor u trondit nga nje termet i shkalles 68 balle. Sipas perllogaritjeve te qendres sizmike amerikane epiqendra e termetit ndodhej serish nge qytetin Sendai. Nuk dihet ende nese ka viktima. Nderkohe forcat e shpetimit ende nuk kane mundur te hyjne ne zonat e prekura nga katastrofa. Deri me tani jane nxjerre 703 viktima me shume se 800 vete konsiderohen te humbur. Nje mur uji ne lartesi prej 10 metrash goditi me force te premten brigjet verilindore te Japonise. Qindra vete konsiderohen te humbur nga dallget apo ne rrenojat e ndertesave. Nje numer i madh shtepish dhe firmash ne Miyagi dhe Sendai u shkaterruan anijet e perplasen me force ne toke.
Bildunterschrift Ende nuk dihet numri i sakte i viktimave dhe madhesia e demeve pas termetit.Alarm ne vendet e Paqesorit
Mbi 50 shtete te Paqesorit dhane sinjalin e alarmit te cunamit. SHBA dergoi nje aeroplanmbajtese ne Japoni per te mbeshtetur masat e emergjences. Presidenti amerikan Barack Obama u shpreh Ky eshte nje shkaterrim katastrofik imazhet e shkaterrimit dhe permbytjes te godasin ne zemer. Japonia eshte natyrisht aleati yne me i fuqishem dhe me i ngushte... Ne emer te popullit amerikan u shpreh ngushellimet me te thella familjeve te viktimave.
Japonia kerkon ndihme per perballimin e pasojave te katastrofes
Japonia i ka kerkuar Bashkimit Evropian zyrtarisht ndihme ne rastin e katastrofes para se gjithash ne gjetjen e te humburve. Komisioni Evropian siguroi qeverine ne Tokio per dergimin e forcave te shpetimit. Gjermania dergon kete te shtune aparate kerkimi dhe qen gjurmues. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se qeveria gjermane do te ndihmoje jo vetem keto dite por edhe ne plan afatgjate ne rindertimin e vendit. Pamjet qe na mberrijne jane dramatike te tmerrshme. Fshatra te tera jane fshire nga faqja e dheut. Ende ne nuk e kemi nje pamje te qarte per kete dhimbje njerezore.Sekretari i Pergjithshem i Kombeve te Bashkuara tha se Japonia mund te shpresoje ne cdo lloj ndihme te mundshme nga Kombet e Bashkuara.
Autor Lindita Arapi dpa afp rtr
Redaktoi Eliana Xhani