E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dos Santos largohet në janar

Sulmuesi i Tottenhamit, Giovani Dos Santos ka bërë të ditur se planifikon të largohet nga klubi në janar. Meksikani 22 vjeç erdhi në White Hart Lane më 2008 nga Barcelona por nuk ishte në gjendje të sigurojë vend në formacionin bazë.

Ai kaloi tri periudha të ndryshme të huazimeve në Ipswich, Galatasaray dhe Racing Santander para se të kthehet sërish në Tottenham.

“Si futbollist ju dëshironi të luani më tepër ndërsa në dy vite e gjysmë në Tottenham nuk kam pasur minutazhë të mjaftueshme. Kam shumë oferta, por më duhet të pres janarin” tha Dos Santos gjatë një konference për shtyp.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›