E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuszczak nuk tha se ishte “skllav” në Man Utd

Tomasz Kuszczak ka mohuar të ketë përdorur fjalën “skllav” për të përshkruar zemërimin e tij për huazimin e refuzuar nga Manchester United.

Kuszczak ishte cituar të ketë përdorur këtë term derisa diskutoi mosarritjen e marrëveshjes për transferim në Leeds. Polaku 29 vjeç nuk është paraqitur për Unitedin këtë sezon.

“Nuk e kam përdorur fjalën skllav në një intervistë që kam dhënë për gazetën polake SuperExpress për pozitën time aktuale në Manchester United” tha ai.

Në një komunikatë ai shtoi: “Në asnjë pikë të intervistës nuk e kam përdorur fjalën skllav, ose të theksoj se klubi më ka trajtuar si skllav. Ajo që kam thënë është keqinterpretuar. Është me rëndësi të sqarojmë këtë sepse kam respekt të madh për klubin dhe nuk i kam përshkruar marrëdhëniet e tija me klubin në këtë mënyrë, nuk ishte ashtu”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›