Shpërthim pranë ambasadës amerikane në Ankara, dy të vdekur

Mediat turke po raportojnë se një shpërthim ka ndodhur përpara Ambasadës Amerikane në kryeqytetin e Turqisë, Ankara.
Shpërthimi ka ndodhur pak minuta më parë dhe sipas raportimeve nga terreni, ka patur dy të vdekur dhe disa njerëz janë lënduar nga vala goditëse.
Njëri prej viktimave është polic, ndërsa tjetri është personi, i cili ka kryer sulmin kamikaz. Ndër të tjera, ka patur edhe dy të lënduar rëndë.
Një gazetar i “Associeated Press”, raportoi se kishte parë një trup të shtrirë në rrugë, përballë me portën hyrëse të Ambasadës Amerikane. Sipas televizionit turk "NTV" nuk raportohen dëme brenda abamasadës. /Indeksonline/