E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetura e Bashotës shkel një qytetar

(E plotësuar) Kushëriri i të aksidentuarit i cili ka qenë në vendin e ngjarjes ka thënë: "Me tu përplasur i afërmi im, krytari Bashota ka dal nga vetura, më pas erdhi e mori një gjip."

Edhe dëshmitarë të tjerë kanë thënë për Indeksonline se në veturën zyrtare ka qenë Sokol Bashota.

Ndërkohë, mjeku kujdestar i QKUK-së, ka thënë për Indeksonline, se i aksidentuari është jashtë rrezikut për jetë.

........................

Burime të Indeksoline bëjnë të ditur se, kryetari Bashota ka qenë vet duke e ngarë makinën, kurse i aksidentuari është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Mësohet se qytetari ka marrë lëndime serioze.

................................

Para pak orësh, vetura zyrtare e kryetarit të Klinës, Sokol Bashota ka shkelur një kalimtarë rasti në fshatin Vragoli, afër Aeroporti të Prishtinës.

Sipas burimeve të Indeksonline, qytetari është përplasur nga vetura e Bashotës deri sa po kalonte në zebra, ndërkohë që ende nuk dihet se si është gjendja e të aksidentuarit. /Indeksolnine/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›