Berisha: Komision shtetëror për 100 vjetorin e pavarësisë
TIRANE- Kryeministri Sali Berisha deklaron se do të krijohet një komision shtetëror për festimet me rastin e 100 vjetorit e pavarësisë, 28 nëntor 2012.
“Komision shtetëror do të ketë në përbërje përfaqësues të shquar të fushave të ndryshme si dhe personalitete nga të gjitha trevat shqiptare, nga Kosova, Mali i Zi, shqiptarët e Maqedonisë, diaspora”- deklaroi kryeministri Berisha në mbledhjen e sotme të grupit PD.
Duke e vlerësuar si një “ngjarje të madhe” kryeministri tha se “kjo periudhë duhet të shërbejë për një ridimensionim të plotë të qëndrimeve ndaj etërve të pavarësisë”.
"Nuk mund të ketë vendim më të drejtë për të nderuar 100 vjetorin e pavarësisë së vendit sesa, ndërtimi i parlamentit më modern në Europe dhe ndërtimi i stadiumit të ri të Tiranës-nënvizoi më tej Berisha.
(s.g/balkanWeb)