E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthime ne Shkoder dhe Fushe-Kruje

Një seri shpërthimesh të njëpasnjëshme eksplozivi kanë përfshirë në orët e para të ditës së mërkurë, periferinë e Shkodrës dhe qëndrën e qytetit të Fushë-Krujës.

Në Shkodër u hodh në erë një makinë e parkuar, që nga burimet e para bëhet e ditur se i përket shtetasit Ndoc Leka, një punonjës në komunën Shllak.

Ndërkohë që shpërthimi në Fushë Krujë ndodhi në një lokal lojërash fati në qendër të qytetit, rreth 200 metra nga Rajoni i Policisë. Nga hetimet paraprake duket se autorët kanë vendosur eksplozivin tek gjeneratori dhe dritaret e lokalit.   

Raportohet se nga dy shpërthimet përkatëse nuk ka të lënduar në njerëz, vetëm dëme materiale.

Rrethanat dhe shkaqet e dy shpërthimeve në Shkodër dhe Fushë-Krujë mbeten të paqarta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›