Lushnje kerkimi per te mituren

Polumbarët e forcave RENEA që mbërritën nga Tirana kanë nisur kërkimin për 2 vjecaren e zhdukur një ditë më parë pas aksidentit të ndodhur në fshatin Kolonjë të Lushnjës
Sipas policisë së komisariatit të Lushnjës të gjitha hetimet dhe deponimet e marra ditën e sotme të cojnë në versionin e mbytjes së vajzës 2 vjecare.
Sipas shefit të komisariatit Afrim Zeqiraj janë pyetur dhe dëshmitarë të cilët pohojnë se vajza ka qenë me ta në makinë në momentin e aksidentit.
Për këtë u kërkua dhe ndima e forcave RENEA. Por jashtë kamerës drejtues të policisë së qarkut Fier thonë se ky version nuk është 100 % i sigurt. Ata shprehen se po hetojnë edhe në pista të tjera, nisur nga fakti që prindërit e vajzës nuk kanë qenë të martuar.
Nga kërkimet e bëra mbasditen e sotme deri në darkë, trupi i vajzës nuk u gjet. Policia kërkoi që të ndërpritet prurja e ujit nga rezervuari derisa niveli i ujit të bjerë plotësisht dhe të bëhet një krehje e zonës.