Imami: “Asgjësimi i municioneve merr fund në shtator”
Per vitin 2012, Forcat e Armatosura kane si prioritet asgjesimin e 26.000 toneve municione, ne poligone, uzina dhe nepermjet eksportit. Nje tjeter prioritet e FA-ve, per vitin 2012, do te jete reduktimi i 10 grupdepove te municionit ne vartesi te Brigades Logjistike te FA-ve. Gjate ketij viti, FA synon perfundimin e asgjesimit masiv me plasje ne poligone, brenda muajit shtator 2012. Viti 2012 eshte dhe mbetet vendimtar per realizimin e synimit mbi asgjesimin e gjithe sasise se municioneve te teperta, brenda vitit 2013. Siguria dhe zbatimi i rregullave, ne gjithe kete proces, ka qene dhe mbetet prioritet absolut dhe detyre paresore per te gjithe. Do te merren te gjitha masat per te perfunduar asgjesimin masiv te municioneve me detonim ne poligone, brenda muajit shtator 2012.
Do te behen te gjitha perpjekjet per minimizimin e ndotjes se mjedisit, jo vetem ne uzina, ku kryhet procesi i demontimit industrial te municioneve, por edhe ne poligone dhe kudo ku punohet me municionet dhe lendet plasese.