E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, zgjatje lejeqendrimeve per emigrantet

Nje propozim i leverdisshem vjen per te gjithe emigrantet ne Itali, rrjedhimisht edhe per ata shqiptare: "Te zgjatet periudha e lejeqendrimeve me nje vit". Propozimi eshte bere nga ministri i Integrimit italian Andrea Ricardi, i cili ka dhene edhe argumentet se pse duhet ndermarre nje vendim i tille. Nese nuk do te realizohet kjo, sipas tij, atehere rrezikohet qe emigrantet te kthehen ne klandestine ose Italia do te humbase punonjes tashme te integruar. Lidhur me shtetesine, do te mbeshtesim idete qe mund te hidhen ne parlament. Duhet te mbizoteroje nje lloj ius culturae". Kesisoj, propozimi i tij ka qene tekstualisht: Te zgjatet deri ne nje vit kohezgjatja e lejes se qendrimit per kerkim pune per te mos lejuar qe gjithnje e me shume imigrante te rregullt te kthehen ne klandestine. Ky objektiv eshte paralajmeruar dje nga ministri i Integrimit Andrea Ricardi gjate nje seance degjimi ne Komisionin e Ceshtjeve Kushtetuese te Dhomes se Deputeteve. "Punonjesit e huaj, ne rast se humbasin vendin e punes, mund te qendrojne ne territorin italian per te gjetur pune te re per nje periudhe, qe shkon deri ne gjashte muaj. Isha ne provincen e Casertas dhe konstatova shtimin e imigranteve qe kane lejen e qendrimit ne prag te skadences", eshte shprehur Ricardi. "Eshte e domosdoshme te mos lejohet qe situata aktuale te rendoje mbi integrimin: duhet te zgjatet periudha e qendrimit per kerkim pune deri ne te pakten nje vit. Do te diskutoj kete gje me ministrin e Brendshem". Perndryshe, sipas ministrit, vendi rrezikon "te humbase punonjes qe jane tashme te integruar". Ricardi ka folur edhe per reformen e shtetesise, vecanerisht per sa u perket brezave te dyte, dhe e ka konsideruar "me vend rihapjen e kesaj teme, vecanerisht per te trajtuar aspektin e fundit". "Qeveria do te mbeshtese ate cka do te arrihet ne Parlament" ka shtuar ministri duke paralajmeruar ngritjen e nje Komisioni prane ministrise se tij qe te studioje projektet "e shumta dhe interesante" te paraqitur deri tani ne Parlament. "Duhet te mbizoteroje nje lloj "ius culturae", ka shtuar ministri, sepse keta te rinj jane rritur mes kultures italiane; ne bankat e shkolles ka shume e shume femije te huaj qe flasin jo vetem italisht por edhe ne dialekt".

Italianet, pro dhe kunder emigranteve

Duket se jo te gjithe ndajne te njejtat synime pozitive ndaj emigranteve, sikunder ndodh me ministrin e integrimit. Keshtu, dy dite me pare, sekretari kombetar i partise "E Djathta" u shpreh kunder hapjeve te qeverise ndaj emigranteve. "Krahas presionit fiskal, qeveria po ben perpjekje te pabesueshme ne ndihme te popullates se huaj te cileve duan t'u njohin akoma me shume te drejta nga ato qe gezojne sot", pohoi ne blogun e tij Francesco Storace, sekretar kombetar i partise "La Destra", force e djathte sic e thote vete emri. Storace hedh poshte edhe "perpjekjet e pabesueshme qe kane te bejne me sigurine, me ministrat qe flasin per amnisti te pamundura".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›