E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaci: Vetevendosje - Vetefundosje, Kuq e Zi - Faqezi

Kryeministri i Kosoves, Hashim Thaci, ka akuzuar Levizjen Vetevendosje per situaten qe po krijon ne vend me nismat qe ka ndermarre. Ne mbledhjen e djeshme te qeverise, Thaci ka cilesuar Levizjen Vetevendosje si Vetefundosje. Ai ka theksuar se nuk mund te behet sjellje paralele me ato qe po bejne serbet ne Veriun e Kosoves. Ne kete linje, ai i ka cilesuar drejtuesit e kesaj levizjeje si pseudopatriote dhe ka permendur deklaraten e kryeministrit Sali Berisha, per levizjen Kuq e Zi ne Shqiperi. "Ata nuk jane Vetevendosje, por vetefundosje. As kuq e zi nuk jane, por sic ka thene kryeministri Berisha, faqezi jane",- tha kryeministri Thaci dje. Ai eshte ndalur ne disa prej nismave te kesaj levizjeje per bllokimin e rrugeve, duke theksuar se ata synojne qe te marrin pushtetin me dhune. "Veprimi i paralajmeruar per veprime te dhunshme kunder institucioneve te ligjshme te Kosoves, ka qene i papranueshem. Ne kete kohe, askush nuk mund ta marre pushtetin me dhune dhe ne kemi besim te plote ne qytetaret e vendit",- theksoi Thaci. Kryeministri i Kosoves i eshte referuar thirrjeve te fundit te Vetevendosjes per bllokimin e rrugeve, duke u shprehur se vendi ka nevoje per modele europiane dhe jo per imitimin e modeleve serbe. "Qeveria e Kosoves vlereson se patriotizem sot, eshte respektimi i plote i Kushtetutes dhe ligjeve te shtetit te Kosoves. Dhe per ne, te gjithe, motiv per ndertimin e Kosoves duhet te jene thjesht vlerat, modelet dhe vizioni evropian dhe jo modeli serb. Perspektiva e shtetit te Kosoves eshte ne integrim dhe jo ne barrikade",- tha dje Thaci. Ai u shpreh se nga modele te tilla te dhunes eshte distancuar tashme, edhe vete Serbia. "Rreziku me i madh per Kosoven sot, eshte nese dikush tenton ndonje paralelizem me Veriun. Askush ne Kosove nuk deshiron te shohe ndonje personalitet te veproje me mentalitet si i Zvonko Veselinovicit. Edhe vete Serbia u distancua prej tij",- u shpreh Thaci. Ai ka kujtuar se ata qe sot flasin me shume per patriotizem, dikur refuzonin te vishnin uniformen e Ushtrise Clirimtare te Kosoves. "Mund te kete edhe patriote te rrejshem, qe u ka mbet merak per me dhene kontributin e tyre, per me dhene kontribut kur eshte dashur te japin dhe nuk kthehet me ajo gjendje. Nuk ka Serbi ne Kosove me. Apo te them te drejten kane refuzuar uniformen e UCK-se me e vesh, e tash duan te shkojne te Dheu i Bardhe apo ne Merdar. Kjo eshte e patolerueshme, e pamoralshme, e papranueshme per popullin e Kosoves",- tha Thaci.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›