E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spata Greqi/ Vritet me thike shqiptari 27 vjecar

 Mosmarrëveshjeve personale ia dedikon policia vrasjen e një emigranti shqiptar nga një bashkatdhetar i veti, mbrëmjen e të dielës, rreth ores 20,30 në Spata të Atikës.

Një 36 vjeçar dhe një 27 vjeçar, që ishin të njohur ndërmjet tyre, u zunë brenda një salle bilardoje, për arsye të paditura ende dhe në vazhdim dolën jashtë për të zgjidhur mosmarrëveshjen e tyre. Aty, 36 vjeçari e goditi me thikë viktimën në gjoks e në brinjë, e pastaj u largua me një autoveturë në drejtim të paditur.

I plagosuri u çua nga një i afërm i veti në qendrën shëndetësore të Spatas, ku pak më vonë ndërroi jetë.
Policia po zhvillon hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›