Samaras: Mundësi bashkimi detar, Greqi-Qipro-Maltë
Kryeministri grek Samaras i dërgon një mesazh Evropës, që me qëndrimin e saj të kontribuojë në përpjekjet për përfundimin e shpejtë dhe të sigurt të shpalljes së zonave ekonomike ekskluzive, jo vetëm nga Greqia, por edhe nga vendet e tjera mesdhetare të Europës.
Në konferencën e 12 të Bashkëpunimit Euro-Mesdhetar që filloi në Athinë, Samaras iu referua një bashkimi të mundshëm detar të Greqisë me Qipron dhe Maltën. “Shikoni në hartë se çfarë shansesh dhe mundësish kolosale krijon për Europën bashkimi i Zonës Ekskluzive Ekonomike të Greqisë me Zonën respektive të Qipros nga lindja dhe të Maltës në perëndim”, tha Samaras.
“Përbën një sekret të përbashkët, se në këto zona detare ekzistojnë burime energjetike të konsiderueshme. Burimet energjitike që janë zbuluar në Mesdheun Juglindor dhe ato që pritet të zbulohen, gjenden kryesisht nën juridiksionin e shteteve europiane dhe mund t’i japin Europës nivele të rëndësishme autonomie energjetike. Janë pjesë e pasurisë tonë europiane dhe si europianë, duhet t’i shfrytëzojmë”, vijoi ai.
“Na kanë përçarë shumë gjëra në të kaluarën, tashmë është koha të mblidhemi rreth diçkaje që na bashkon. Jemi torturuar për shumë kohë nga kriza. Tani është koha të ngremë kokën me diçka që na ofron perspektivë shpresëdhënëse për të ardhmen”, theksoi kryeministri Antonis Samaras.