Fier, këshilltarët e LSI bashkojnë votat me PS, Vasili: Bashkim në të gjithë këshillat bashkiakë
TIRANE - Pas shkarkimit të anëtarit të KQZ-së, Lëvizja Socialiste për Integrim vendosi të shtrijë koalicionin me Partinë Socialiste edhe në qeverisjen vendore. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili zyrtarizoi sot bashkimin e votave të këshilltarëve të LSI-së në Këshillin Bashkiak të Fierit me ata të PS-së.
Gjatë takimit që zhvilloi sot me këshilltarët në Fier, Vasili theksoi se këshilltarët e LSI-së do t’i bashkohen PS-së në të gjitha këshillat bashkiakë dhe këshillat e qarqeve. Gjatë një konference për shtyp, Vasili u shpreh se gjeti mirëkuptimin e plotë të të zgjedhurve vendore dhe mori mbështetjen e plotë të tyre për krijimin e mazhorancës së re PS-LSI. "Pas takimit, në mënyrë unanime u mbështet vendimi për aleancën politike LSI+PS në pushtetin vendor. Momenti politik na kërkon një konsolidim dhe kompaktësi maksimale dhe këtë këshilltarët e LSI e demonstruan. Që nga sot e deri në 23 qershor, kur mazhoranca në tërë vendin do të jetë e plotë dhe e majtë, ne do të punojmë për forcimin dhe konsolidimin e kësaj aleance", - tha Vasili.
"Do të intesifikojmë dhe koordinojmë veprimet politike në raport me sjelljet tërësisht të rënda, të papërgjegjshme dhe tërësisht destabilizuese të kryeministrit të vendit, që kanë tronditur situatën e zgjedhjeve të ndershme e të qeta", - tha Vasili.
LSI-ja ka zyrtarizuar bashkimin e këshilltarëve të saj me ata të PS-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës, në Durrës, Korçë dhe Elbasan.
(er.nu/BalkanWeb)