E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, ullishtja merr flakë, 67-vjeçari vdes i asfiksuar

FIER - Një i moshuar ka humbur jetën pasditen e sotme në fshatin Margëlliç të Fierit, pasi ullishtja e tij u përfshi nga flakët. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se 67-vjeçari Elmaz Leka ishte duke punuar në parcelën e tij me ullinj në kodrat e Margëlliçit, kur është rrethuar nga flakët që përfshinë pemët njëra pas tjetrës.

Mësohet se 67-vjeçari humbi jetën pasi u asfiksua nga tymi. Momentalisht mbeten ende të panjohura shkaqet e rënies së zjarrit.

Policia dhe forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve dhe për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›