E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimet ne gurore, prangosen 4

Nje kolonel dhe drejtori i Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe te Burimeve ne Ministrine e Mbrojtjes, ka rene ne pranga, pasi eshte akuzuar per marrje parash per dhenien e lejeve dhe shitjen e lendeve plasese. Ata jane arrestuar pas denoncimit te bere nga nje firme guroreje, pronarit te se ciles i ishin kerkuar para per dhenien e licences se shperthimeve qe duhej te kryente. Ka qene operacioni i koduar "NITROMAK", qe ka vene ne pranga, Shkelzen Madanin, drejtor i Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe te Burimeve ne Ministrine e Mbrojtjes, Kadri Sulin, kolonel, komandant i brigades se furnizimit ne strukturat e forcave te armatosura, Aurela Cotan, perfaqesuese e shoqerise "Nitromak Albania" sh.p.k. dhe Ferdinant Hodo, administrator i Shoqerise "Geoconsult sh.p.k". Prangosja e kater personave te mesiperm eshte bere gjate dites se djeshme, pas me shume se kater muaj hetimesh. Operacioni per prangosjen e tyre eshte bere nga njesia kunder krimit ekonomik dhe korrupsionit prane Prokurorise se Tiranes, ne bashkepunim dhe me policine.

I arrestuari Kadri Suli, sipas burimeve te policise se kryeqytetit, ishte drejtori i zyres qe jepte lejet per kompanite e guroreve per te kryer shperthime. Por, mos dhenia e parave nga nje firme, ka bere qe asaj te mos i jepej nje leje per nxjerrjen e gureve. Pikerisht pas ketij veprimi, pronari i firmes, emri i se ciles nuk eshte bere i ditur, ka denoncuar ne polici, per dy funksionaret e Ministrise se Mbrojtjes, Kadri Suli dhe Shkelzen Madani. Me pas kane nisur hetimet qe kane sjelle dhe prangosjen e tyre. Nderkaq, arrestimi i dy administratoreve te dy firmave, eshte bere pasi ata kane dhene para per te marre licencen. Policia nuk ka bere ende te ditur shume e parave qe duhej paguar nga firmat qe te merrnin lejen dhe me pas te zhvillonin aktivitetin e tyre. Drejtoria Kunder Krimit Financiar ne Departamentin e Hetimit, ne Policine e Shtetit, ne bashkepunim me Taske-Force kane finalizuar operacionin per prangosjen e Madanit, Sulit, Cotes dhe Hodos. Sipas tyre, Madani, 44 vjec, banues ne Tirane, ishte me detyre drejtor i Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe te Burimeve ne Ministrine e Mbrojtjes, ndersa Kadri Suli, 53 vjec, ka qene me detyre komandant i brigades logjistike nr. 4300, prane Komandes Mbeshtetese te Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura. Nderkohe, Aurela Cota, 25 vjece, eshte perfaqesuese e shoqerise "Nitromak Albania SHPK" dhe Ferdinand Hodo, 48 vjec, eshte administrator i shoqerise "Geoconsult SHPK".

"Ndalimi i ketyre shtetasve eshte bere pasi gjykata e rrethit gjyqesor Tirane diten e djeshme, ka caktuar masen e sigurimit "arrest me burg" per veprat penale te korrupsionit aktiv te personit qe ushtron funksione publike, ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike, te korrupsionit pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike dhe shperdorim i detyres", deklaroi zyrtarisht Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit. Nderkaq, burimet nga prokuroria thane se pas hetimeve disamujore, te kryera me metoda speciale, ka rezultuar se personat e lartpermendur, ne bashkepunim me njeri-tjetrin, kane kryer veprime korruptive ne procesin e dhenies se lejeve per perdorim civil te lendeve plasese dhe dhenien me qira te objekteve ushtarake.

Operacioni, 8 ore per t'i vene ne pranga te dyshuarit

Operacioni i policise ka nisur qe ne oret e para te mengjesit, duke bere te mundur dhe arrestimin e kater personave qe kishin me shume se tre muaj qe i mbanin ne vezhgim. Aksioni sipas te dhenave ka nisur ne oren 10:00 te paradites dhe eshte mbyllur rreth oren 17:30 minuta, kur eshte vene ne pranga dhe personi i fundit qe ishte nen vezhgim. Gjate ketij aksioni jane arrestuar, drejtori i Drejtorise se Menaxhimit te Instalimeve dhe te Burimeve, Shkelzen Madanin, komandanti e brigades se furnizimit ne strukturat e forcave te armatosura, Kadri Suli, perfaqesuesi i shoqerise "Nitromak Albania Shpk", Aurela Coten, si dhe administratorin e shoqerise "Geonconsult, Ferdinant Hodon. Kane qene efektivat e seksionit te krimit ekonomiko-financiar ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise, qe ne bashkepunim me njesine Task-Force qe po hetonte prej me shume se 3 muajsh. Sipas policise, ndaj te arrestuarve ka prova, se duke bashkepunuar me njeri-tjetrin ne kembim te parave kane realizuar dhenien e lejeve qe akordon Ministria e Mbrojtjes ne fushen e menaxhimit te mallrave ushtarake, ne shperthimet qe bejne guroret dhe shitjen e tritolit. Mbi te arrestuarit rendojne disa akuza, per te cilat gjykata ka dhene vendimin per prangosjen e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›