E Diel, 1 Nëntor 2026

Jemen, një kamikaz hedh veten në herë

Sanaa -Një kamikaz ka hedhur veten në erë sot në afërsi të aeroportit Sanaa në Jemen. Sulmi duket se kishte si shënjestër një autokolonë koreanojugore që po heton lidhur me një sulm kamikaz të al-Kaidës, nga i cili humbën jetën katër turistë koreanojugorë këtë javë, deklaroi një burim i sigurisë.Sipas të dhënave, personi po priste në rrugën që të çonte brenda në aeroportin e Sanaas dhe përveç tij askush nuk u lëndua nga sulmi.

Sulmet me bomba nisën pasi liderët e al-Kaidës bënë thirrje për të sulmuar të gjithë të huajt jo myslimanë që hynin në gadishullin Arabik dhe kjo shton mundësitë e një ndikimi tepër të rëndë në industrinë turistike të vendit të varfër.

Dhuna në Jemen ka ndikuar në veprimtarinë e kompanive të huaj që operojnë në vend në sektorët e naftës dhe gazit natyror, ndërkohë që sulmet kundër të huajve, përfshirë edhe rrëmbimet e personave, kanë goditur turizmin, shprehen diplomatët. Jemeni po përballet me militantët e al-Kaidës dhe grupe të tjera prej shumë kohësh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›