Britani, më shumë se 2 milionë të pa punë
Londër- Gjatë muajit të kaluar në Britaninë e Madhe, numri i personave që aplikojnë për përfitimin e pagesës së papunësisë u rrit në shifra rekord, bëjnë të ditur të dhënat zyrtare të publikuara sot. Ndërkohë, niveli i papunësisë u rrit më shumë se dy milionë për herë të parë që prej vitit 1997.
Të dhënat e publikuara nga Zyra e Statistikave Kombëtare tregojnë se numri i aplikantëve për pagesë papunësie u rrit me 138,400 persona në shkurt, pas një rritjeje të korrigjuar prej 93,500 aplikantësh që ishte në janar.
Kjo shifër është shumë më e lartë se parashikimet e analistëve. Shifrat më të larta se parashikimet për rritjen e papunësisë do të përforcojnë bindjen se kriza ekonomike në Britaninë e Madhe do të jetë më e rëndë sesa ishte menduar më parë.