E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj-Imami, debat per krizen financiare dhe ndikimin ne Shqiperi

Forumi per Demokraci dhe Etike organizoi dje tryezen e rrumbullaket me teme "Kriza Financiare Nderkombetare dhe ndikimi i saj ne Shqiperi". Biseda eshte fokusuar ne shkaqet e krizes financiare dhe ne zgjidhjet qe po jepen per kete krize. Arben Imami, drejtor i kabinetit te kryeministrit, dha nje qasje teorike duke u bazuar ne mendimin politiko-ekonomik, ndersa Malaj, ish-ministri socialist i Financave, u fokusua ne qasjet teknike ne raport me krizen financiare me te madhe qe prej Depresionit te Madh ndermjet dy lufterave. "Kriza do te jape efektet e saj edhe ne Shqiperi dhe kjo do te ndikoje nepermjet rritjes se cmimeve, uljes se investimeve te drejtperdrejta te huaja ne vendin tone, uljes se dergesave te emigranteve dhe rritjes se cmimit te mallrave te importit," u shpreh Imami. Ai tha me tej se qeveria ka bere dhe parashikimet e duhura, perfshi ketu edhe nje fond rezerve qe do te perdoret per efektet e mundshme te krizes ne Shqiperi. Ndersa Malaj tha se Shqiperia eshte e ekspozuar ndaj krizes financiare globale. "Bankat qe funksionojne ne Shqiperi dhe qe jane filiale te Bankave qe funksionojne ne perendim, natyrisht qe jane prekur nga kjo krize financiare, dergesat e emigranteve jane ne ulje, ndersa rritja e cmimeve do te jape impaktin e vet. Ne jemi te integruar ne sistemin global financiare nepermjet disa elementeve dhe zhvillimet atje, kane ndikuar dhe do te afektojne edhe vendin tone," tha Malaj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›