E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, shtyhet buxheti per te henen

Parlamenti shtyn per diten e hene miratimin ne parim te projekt-buxhetit te vitit 2009. Pa llogaritur diskutimet e mengjesit te kaluar, seanca parlamentare e mbremjes qe vazhdoi mbi 12 ore pa nderprerje, sepse diskutuan 75 per qind e deputeteve, u mbyll rreth ore 05.00 te mengjesit pa nje votim formal per buxhetin e ri. Topalli e mbylli seancen e debatit pak minuta pasi deputetet socialiste te opozites u larguan nga salla, ne shenje proteste ndaj "demagogjise se mazhorances me kete projekt-buxhet", sic thane ata. Qeveria ka planifikuar te kryeje vitin e ardhshem 383 miliarde leke shpenzime, ndersa te ardhurat qe parashikohen te mblidhen nga taksat mund te arrijne ne 333 miliarde leke, pra nje deficit rreth 4 per qind. Qeveria ka planifikuar nje fond rezerve prej 15.7 miliarde lekesh per te perballuar goditjet e mundshme nga kriza ekonomike boterore.

"Kriza, te mbrohen te varfrit"

Ekspertet i sugjerojne ekzekutivit qe te marre masa per te mbrojtur shtresat e varfra.

Ndersa ish-ministri i Financave Arben Malaj, thote se ne rekomandimet qe jepen per vendet me te ardhura te ulta, konkretisht per grupimet shoqerore te varfra ne ambientin ekonomik shqiptare, duhet te mos braktisen, por t'i krijohet mundesia e nje asistence.

Ekspertet e ekonomise e vleresojne te drejte, vendimin e Bankes se Shqiperise per te mos ulur koston e lekut. Nderkohe qe kerkojne marrjen e masave shtese nga ana e qeverise, mes te cilave eshte rritja e investimeve dhe ulja e metejshme e taksave. Ekspertet parashikojne qe, shtresat e varfra do te jene dhe "viktimat" e para te krizes financiare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›