E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bakojani beri publik kushtin per dy varrezat

Ministria e Jashtme greke, Dora Bakojani, disa dite me pare ne nje interviste ekskluzive per nje televizion shqiptar ka deklaruar, se nje nga kushtet baze per nenshkrimin e MSA-se mes Shqiperise dhe Greqise ishte ndertimi i dy varrezave ne Shqiperi per ushtaret greke, te rene gjate Luftes se Dyte Boterore. Ne kete kuader, shefja e diplomacise greke ka lene te kuptohej se ky ishte edhe kushti qe shteti fqinj te firmoste Marreveshjen e Stabilizim-Asocimit me Shqiperine dhe ne te njejten kohe te nenshkruante edhe protokollin per anetaresimin e vendit tone ne NATO. Nje kusht, i cili ka lene per kaq kohe pezull hedhjen e firmes ne dokumentin e MSA, nderkohe qe pjesa me e madhe e vendeve te BE e kishte bere nje gje te tille. Greqia eshte edhe nje nga vendet e fundit te Bashkimit Evropian, e cila ende nuk e ka nenshkruar Marreveshjen mes Shqiperise dhe BE-se per Stabilizimn-Asociimin dhe sipas autoriteteve shqiptare, kjo ka ardhur si pasoje e problemeve teknike dhe jo per shkak te problemeve politike mes dy vendeve. Ne kete kuader ministria e Jashtme e Greqise, Dora Bakojani ka deklaruar se Greqia shume shpejt do ta ratifikoje edhe MSA-ne me Shqiperine, duke garantuar marredhenie shume te mira politike mes dy vendeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›