Gjirokastër, në një muaj kthehen 424 klandestinë
Gjirokastër- Vetëm gjatë një muaji janë kthyer nga Greqia përmes pikës së kalimit kufitar të Kakavijës 424 persona, që kishin kaluar në mënyrë ‘ilegale’, në tokën greke. Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit kanë bërë të ditur se “në Stacionin e Policisë Kakavijë gjatë muajit shtator janë kthyer mbrapsht 21 shtetas INAD (persona të padëshirueshëm nga shteti grek), ndërsa nga njësitet e policisë kufitare të Stacionit të Policisë Kakavijë, Sopik dhe Çarshovë janë bllokuar dhe kthyer mbrapsht 403 shtetas të cilët tentonin të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme”.
Ndërkaq, 4 persona janë proceduar penalisht, për veprat penale “ Dhënie ndihmë për kalimit të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikimtë dokumentave, vulave apo stampave”.
janë vënë në pranga edhe 4 persona të tjerë, të cilët figuronin persona të kërkuar nga drejtësia, ndërsa janë prapësuar në kufi 7 shtetas të huaj, të cilët kanë qenë të papajisur me dokumentacion të rregullt për hyrje në Republikën e Shqipërisë.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se për ditët në vazhdim prioritet kryesor i Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin do të jetë parandalimi i kalimeve të paligjshme dhe goditja e trafiqeve që mund të zhvillohen nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe pikave të kalimit kufitar me shtetin grek, duke forcuar shërbimet dhe rritur forcën goditëse.
Po në këtë kuadër në bashkëpunim me Drejtorinëe Policisë së Qarkut Gjirokastër dheme homologët e palës Grekepër ditët në vazhdim do të zhvillohen operacione me afat të shkurtër kohor, Për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, trafiqeve të paligjshme, qënieve njerëzore, lëndëve narkotike dhe trafikimit të fëmijëve.