E Diel, 1 Nëntor 2026

Grate sipermarrese drejtojne 30 te biznesit te vogel

Rreth 30 mijë biznese të vogla në vend drejtohen nga gratë. Ndërkohë që sektori prodhues në vend, shumicën e punonjësve e ka femra. Vetëm gjatë vitit 2010, janë punësuar rreth 51,1 % gra nga numri total i punëkërkuesve. Po pavarësisht këtyre arritjeve, barazia gjinore në Shqipëri mbetet një sfidë për tu realizuar. Ky ka qenë premtimi i ministrit të Punës, Spiro Ksera, në ceremoninë e celjes së panairit, në Tiranë, fuqizmi ekonomik i gruas– fuqizmi ekonomik i Shqipërisë.

"I është kushtuar rëndësi përfshirjes së femrave nga grupet e vecanta si rome, me aftësi të kufizuara, të trafikuara, të divorcuara, me probleme sociale dhe ato mbi 35 vjec. Ndonëse numri i bizneseve të mesme dhe të mëdha të drejtuara nga gratë është ende i vogël, ato që po zhvillohen po tentojnë suksesin e sigurtë", tha Spiro Ksera, ministër i Punës.

Panairi është organizuar me mbështetjen e USAID, dhomës amerikane të tregëtisë si dhe shoqatës së grave profesioniste, afariste e zejtare. Në panair marrin pjesë rreth 45 subjekte tregtare, nga zona të ndryshme të vendit, të cilat pasqyorjnë punën e femrave shqiptare. Panairi do të jetë i hapur, edhe ditën e mërkurë, deri në orën 20:00 të mbrëmjes.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›