E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Baruti u vetendez gjate cmontimit"

Redinalda Caushaj
I punesuar ne nje vend te rrezikshem per jeten e tij, detyra qe kryente ishte nje mundesi per te siguruar te ardhura ekonomike, edhe pse thote se here paguhej nga amerikanet dhe here jo. Ruzhdi Kurti kishte tre muaj qe punonte ne depot e repartit ushtarak te Gerdecit per cmontimin e armatimeve, ndersa i traumatizuar, ishte vene ne kerkim te dy djemve te tij, qe ishin po te punesuar ne kete repart. Punetori 45-vjecar tregon momentet e para qe ndodhej ne depo, shkaqet qe cuan ne shkendijat e flakes. Edhe pse ka pesuar demtime ne gishtat qe i ka te gjakosur dhe nuk i ndjen, perpiqet qe te gjeje familjen e tij, e cila jetonte ne fshatin Gerdec dhe dy djemte e punesuar ne depo. Nuk ka mundur dot te lidhet me ta dhe as ka shkuar ne banese. Me lot ne sy nuk kerkon gje tjeter, vetem dy femijet e tij, te cilet ndodheshin brenda ne tunele. Burri tregon, per gazeten "Koha Jone", se shkak i ketij shperthimi ka qene pikerisht nje shkendije, e cila ka ndezur barutin dhe me pas ka cuar ne shperthim te municioneve e katastrofe.
Ku ishit ne momentet qe ndodhi ngjarja?
Isha jashte depos, duke hequr barutin e fishekeve qe do t'i leviznim me pas.
Sa persona ishit gjithsej?
Mbi 10 vete gjendeshim aty. Po kishte dhe te tjere brenda ne depo.
Si mori flake depoja?
Fisheket u ndezen vete. U krijua nje flake e vogel, e cila me pas shkoi edhe me tej.
Si vepruat pasi pate momentin e pare te flakes?
Vrapuam menjehere per te dale jashte, pasi e dinim rrezikun. Kisha ne krah shokun tim, i cili eshte plagosur dhe ndodhet ne spital, pasi eshte djegur. Flaket na ndiqnin nga pas, ngado qe vinim.
Sa afer ishit me depon kur shpertheu?
Shume afer ishim me depon. Vetem disa metra. Sapo shpertheu menjehere jemi hedhur ne toke.
U hodhet vete?
Jo, fluturuam ne ajer nga shperthimi. Nuk e di se si jemi akoma gjalle.
Sa kohe ndenjet ne toke?
Ndenjem rreth 10 minuta. Jam plagosur vetem pak ne gishta, sic i shihni.
Cfare bete me pas?
Pasi vura re se shoku im ishte mire, nisem te vraponim menjehere. U futem ne fshat e kemi dale te shinat e trenit, sa mberritem deri ketu per t'i shpetuar rrezikut.
Keni pasur te aferm te tjere qe punonin ne depo?
Po, kisha dy djemte e mi, nuk e di se ku jane. Jetoja ne fshat.
Keni kontaktuar me familjen?
Jo, nuk kam kontaktuar ende me ta. Nuk e di se si jane. Nuk kapin telefonat.
Sa kohe kishit qe punonit ne depo?
Kisha rreth 3 muaj aty. Amerikani here na paguante e here jo. Nga 5 mije leke qe ishte dita, na jepte vetem 1500 leke ne dite. E ka pasur raste qe nuk na ka paguar fare.
Si mendoni nga se ka ardhur shperthimi?
Nga kontakti i barutit. Me sa pashe, mori flake. Ishte tip shkendije.
Cfare demtime keni marre?
Pervec gishtave, qe i kam te djegura e nuk ndiej fare. Duket sikur me ka rrahur njeri. Me dhemb i gjithe trupi nga tronditja.
Sa veta mund te jene ne zone qe nuk jane gjetur?
Shume, mendoj. Sepse ishte shperthim shume i fuqishem. Rruges kur kthehesha, shikoja qe kishte shume banore te fshatit, te cilet perpiqeshin te strehoheshin diku.
Duke u kthyer per ne qender te Vores keni pare persona te tjere?
Po, njerez te fshatit, te cilet vraponin. Kishte edhe nga ata qe ishin te gjakosur dhe perpiqeshin. Nderkohe qe gjate rruges kam pare edhe ambulanca dhe makina ushtrie, te cilat perpiqeshin qe te shkonin afer me depot.
Sa kohe keni qe vraponi per ne Vore?
Nuk e di me saktesi. Por besoj se per rreth dy ore. As vete se di si kam mberitur ketu, duke i shpetuar vdekjes ne momentin me te fundit. Ishte nje tmerr i vertete dhe tani dua te di vetem per fatin e dy djemve te mi. Shpresoj qe te jene gjalle dhe qe te mos kete shume viktima. Eshte nje situate alarmante, nje katastrofe.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›