E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Ushtarake feston 21 vjetorin e krijimit

Policia Ushtarake ka shënuar 21-vjetorin e krijimit në një ceremoni ku ishin titullarët e ministrisë së mbrojtjes, deputetë, atashe ushtarakë në vendin tonë, dhe ish-drejtues dhe punonjës të Policisë Ushtarake në vite.
Për Ministrin Arben Imami “Themelimi i Policisë Ushtarake shënoi nisjen e një procesi reformash të thella në Forcat e Armatosura, për të lënë pas ushtrinë e Luftës së Ftohtë dhe ndërtimin e një ushtrie të vogël, eficiente, profesionale perëndimore”

Policia Ushtarake ka marrë pjesë në misionet paqeruajtëse në Irak dhe Afganistan, si dhe ushtarakë të veçantë të kësaj strukture kanë shërbyer edhe në shtabe të ndryshme të NATO.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›