Shperthimi ne Bjellorusi rritet bilanci i viktimave

Është rritur bilanci i viktimave si pasoje e shpërthimit në metronë e kryeqytetit Bjellorus. 11 persona kanë humbur jetën dhe rreth 50 të tjerë janë plagosur. Presidenti Lukashenko, gjatë një deklarate, nuk ka vonuar ta cilësoj aktin si një veprim i cili kërkon të destabilizojë vendin.
Shpërthimi i cili rrënoi stacionin e metrosë në kryeqytetin Bjellorus ka shkaktuar të paktën 11 persona të vdekur dhe 50 të tjerë të plagosur.
Shpërthimi ndodhi rreth 100 metra nga zyra kryesore e presidentit Lukashenko në pikun e ditës ndërkohë një burim i administratës së Presidentit Bjellorus tha se prokurorët e kanë klasifikuar ngjarjen si një akt terrorist. Stacioni i metrosë në Minsk është një nga më të ngarkuarit në qytet.
Gjatë një deklaratë për shtyp Presidenti Lukashenko tha se shpërthimi kishte për qëllim të minonte "paqen dhe stabilitetin në vend".
Ai la të kuptohet që në këtë ngjarje është një dorë e huaj, duke bërë një lidhje me shpërthimin në një koncert ditën e pavarësisë në vitin 2008, kur rreth 50 vetë u plagosën. Lukashenko bëri thirrje për një minutë heshtje në nderim të viktimave. Një dëshmitar në vendngjarje tha se të paktën një pjesë e tavanit të stacionit të metrosë ishte shembur pas shpërthimit.