Temperaturat e larta dyfishohet numri i turistëve në Morinë
KUKES - Temperaturat e larta të dy ditëve të fundit (dje termometri në Kukës shënoi 37 gradë celcius) kanë bërë që mijëra pushues kosovarë t'i drejtohen bregdetit shqiptar për t'u freskuar.
Burime zyrtare nga dogana e Morinit në Kukës pohuan për "Gazeta Shqiptare", se në dy ditët e fundit është dyfishuar numri i pushuesve nga Kosova që kanë kaluar nëpërmjet kësaj pike kufitare. Vetëm dje janë regjistruar rreth 8.000 pushues, ndërsa gjatë dy ditëve të fundit kanë kaluar rreth 5.000 mjete, ku shumica janë autobusë të mbushur me pushues nga qytete të ndryshme të Kosovës. Burimet e mësipërme sqarojnë se janë krijuar të gjitha lehtësitë e mundshme për kalimin e tyre pa pengesa në doganë. Nga dy sportele që kanë qenë, numri i tyre ka shkuar në gjashtë me shërbime 24 orë. Lehtësirat e krijuara kanë bërë që të evitohen radhët e makinave. Ndërkohë, burime të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës thanë se "në zbatim të udhëzimeve të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit është hartuar plani i masave, i cili parashikon garantimin e lëvizjes së pushuesve përgjatë arteries kryesore, Doganë e Morinit-Tuneli i Kalimashit".
Mësohet se është shtuar numri i patrullave të policisë që bëjnë shoqërimin stafetë të mjeteve me pushues që futen nga dogana e Morinit dhe përcillen deri përtej tunelit të Kalimashit, ku më pas shoqërimin e bëjnë shërbimet e policisë së Pukës, Mirditës etj, deri në destinacionin përfundimtar. Deri tani pohohet se nuk është shënuar asnjë incident gjatë lëvizjes së tyre. Këtë vit (pas përfundimit të autostradës Durrës-Morinë) pritet që të dyfishohet numri i turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri. Vitin e kaluar u shënua vetëm një grabitje me armë, e mbetur në tentativë, në afërsi të vendit të quajtur "Rexhepaj", 10 kilometra larg qytetit të Kukësit ku u plagos një grua nga Prishtina, e cila po kthehej nga pushimet e bëra në bregdetin e Durrësit. Policia vuri në pranga autorët e kësaj ngjarjeje të rëndë, të cilët ishin një grup adoleshentësh.
(d.b/BalkanWeb)