E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tentoi të grabisënjë banesë plagosethajduti

TIRANE-Një grabitës ka mbetur i plagosur pas tentativës për të grabitur një banesë në fshatin Mëzez të Tiranës.
Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm në një banesë në fshatin Mëzez, pak kilometra larg nga Tirana. Të njëjtat burime konfirmuan se një person, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur tentoi të grabisë një banesë, por zhurma e krijuar është ndjerë nga i zoti i shtëpisë, emri i te cilit gjtihashtu ende nuk eshte bere i ditur nga policia. Paraprakisht mësohet se ka patur një përleshje mes grabitësit dhe të zotiti të shtëpisë dhe më pas shkrehje arme. I plagosur ka mbetur autori i grabitjes që është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak. Policia ndërkaq ka shoqëruar pronarin e banesës për sqarime në Komisariat.
Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›