E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërcënojnë me grevë

Pas premtimeve për shërbyesit civilë e kategoritë e tjera, janë çuar peshë edhe punëtorët e KEK’ut. Nëse nuk iu rriten pagat 30 për qind, atëherë vendin, sipas tyre, do ta vërshojnë protestat e grevat. Por, drejtuesit e korporatës thonë se rritje të pagave nuk do të ketë. Nga Albulena Maloku më 05 janar 2011 në ora 08:30

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës nuk do ta kenë kënaqësinë që pagat e tyre këtë vit t’i marrin me rritje si shërbyesit civilë. Ata paralajmërojnë protesta e greva në rast të mosrealizimit të kërkesave të tyre. Sindikata e Punëtorëve të KEK’ut do t’ia dorëzojë Bordit të kësaj korporate kërkesën e tyre për ngritje pagash për 30 për qind. Në anën tjetër, udhëheqës të kësaj ndërmarrjeje publike thonë se nuk kanë mundësi buxhetore për ngritjen e pagave.

Drejtori i KEK’ut, Arben Gjukaj thotë se në këtë vit kanë marrë shkurtime të mëdha buxhetore.

“Shkurtimet buxhetore të parapara nga qeveria tregojnë se mundësitë janë të vogla për rritjen e pagave. Edhe nëse punëtorët çohen në protesta, nuk do të kemi mundësi të bëjmë këtë rritje për shkak të këtyre shkurtimeve”, thotë Gjukaj. Ai tregon se paga mesatare e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike është 480 euro. Sindikata e Punëtorëve të KEK’ut javën e kaluar ka mbajtur kongresin zgjedhor dhe janë zgjedhur organet e reja legjitime, të cilat edhe kanë dalë me kërkesën për rritje pagash për 30 për qind të pagës bazë.

Shkrimin kryesor mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›