E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimi në minierë nga gabimi njerëzor

Reparti i Inspektim, Shpëtim i Minierave ka vendosur ta gjobisë me këtë shumë kompaninë për shpërthimin e ndodhur javën e shkuar ku humbi jetën një shtetas dhe u plagën tetë të tjerë.

Ndërkohë, shpërthimi sipas inspektimeve të bëra ka ardhur për shkak të një gabimi njerëzor. "Shpërthimi u provokua nga një gabim njerëzor. Në nivelin e 16-të ku ndodhi shpërthimi gjetëm paketa cigaresh dhe çakmakë", tha drejtori i RISHM, Sajmir Zeka.

Gjithashtu, janë gjobitur edhe përgjegjësi dhe drejtori. Nga ana e saj, kompania ACR ka shkarkuar shefin e Brigadës së ajrimit në minierës si dhe i është dhënë paralajmërim për shkarkim nga puna përgjegjësit të nivelit 16 dhe është shkarkuar brigadieri i këtij niveli. /Start/

                                                                                             2011-10-25 14:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›