E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kurbin sekuestrohen 6 kg tritol

Një sasi prej 6 kg lëndë eksplozivë e llojit tritol është sekuestruar nga uniformat blu të Drejtorisë së Policisë në Lezhë në një furgon mallrash në afërsi të Gjormit.

Sasia e madhe e lëndës plasëse është pikasur gjatë një kontrolli në automjetin me targa të Tiranës 013 H në pronësi të shtetasit Naim Lika, ndërsa mjeti ka qenë i ndaluar në afërsi të shinave të trenit.

Policia ka bërë të ditur se kontrolli në automjetin ku u zbulua lënda eksplozive ka qenë rutinë, pasi patrullat po monitoronin zonën për shkak të vjedhjes së shinave të trenit, ndërsa mjeti i ndaluar ka ngjallur dyshime tek uniformat blu.

Pas zbulimit të sasisë së tritolit, policia ka vënë menjëherë në pranga poseduesin e mjetit 48 vjecarin Naim Lika, ndërsa ka nisur një hetim të zgjeruar për prejardhjen dhe destinacionin e lëndës plasëse.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›