Korcë, vrau foshnjen 18 muajsh, Apeli i ul dënimin nënës
KORCE- Apeli i Korcës ka ulur dënimin për 25-vjecaren që vrau djalin e saj vetëm 18 muajsh një vit më parë. Vendimi është marrë sot, kur togat e zeza të gjykatës së Apelit morën parasysh kërkesën e mbrotjes për Sonila Lumin.
Trupi gjykues i kryesuar nga Entela Prifti, ka ndryshuar jo vetëm kualifikimin e veprës ligjore nga vrasje me dashje në rrethana cilësuese, në keqtrajtim të të miturve me pasojë vdekjen, por edhe masën e dënimit nga 12 vite burg në 10.
Në paraqitjen e konluzioneve prokuroria u shpreh se 25 vjecarja ka konsumuar veprën penale të keqtrajtimit të të miturve me pasojë vdekjen, pasi fillimisht e ka rrahur për vdekje dhe më pas e ka mbytur atë. Ndërsa mbrojtja kërkoi lirimin e të pandehurës duke argumentuar se 25-vjecarja ka kryer krimin nga pakujdesia, duke u përqendruar gjithashtu edhe tek zhvillimi i vonuar mendor i saj.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi rreth një vit më parë në fshatin Zemblak.
(m.a/News24/BalkanWeb)