E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëri-Serbi lëvizja pa viza, pritet OK i Kuvendit

TIRANË- Marreveshja për lëvizjen pa viza mes Shqiperisë dhe Serbisë është miratuar në Komisionet Parlamentare.

Ndërsa në Komisionin e Integrimit marrëveshja ka marrë edhe votat e deputetëve të PS në Komisionin e Ligjeve të majtët e kanë abstenuar me argumentin se kjo nismë vjen në kohën, kur situata në veri të Kosovës është e tensionuar.

Marrëveshja e cila është nënshkruar mes palëve në 5 korrik të këtij viti pritet të kalojë për miratim në senacën plenare të së enjtes.

Ajo parashikon lëvizjen e shtetasve në të dyja anët e kufirit, vetëm me pasaporta dhe qëndrim 90 dite, duke iu referuar praktikës ne hapësirën e BE.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›