E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi, plagosen 3 metalurge

Fatos Salliu

Jashte rrezikut per jeten Luan Jaupi, Mehmet Serica dhe Aqif Pepa. Flasin te mbijetuarit

Elbasan-Nje shperthim i fuqishem ne uzinen e Ferrokromit ne Elbasan ka shkaktuar paraditen e djeshme djegien e tre metalurgeve. Punetoret Luan Jaupi, 38 vjec, Mehmet Serica, 54 vjec dhe Aqif Pepa, 44 vjec, me banim ne Elbasan kane pesuar djegie ne trup si pasoje e shperthimit te nje kove te mbushur me skorie. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 10.00 te paradites. Furra kishte perfunduar procesin e shkrirjes dhe prej saj po largoheshin skoriet e mbetura ne fund te saj. Pas mbushjes, njera nga kovat ka shperthyer dhe ka djegur tre metalurge qe ndodheshin prane saj. Shperthimi ka qene teper i fuqishem duke shkaktuar panik dhe frike ne uzine. Ne uzine eshte dhene alarmi. Tre prej metalurgeve qe kane qene prane kupoles, jane nisur me urgjence drejt spitalit civil te qytetit. Nderkohe bluzat e bardha ishin njoftuar per ngjarjen dhe jane vene ne gjendje gatishmerie per cdo te papritur. Mjeket kane dhene ndihmen e nevojshme mjekesore tre te plagosurve te cilet tashme jane jashte rrezikut per jeten. Mjeku i ketij spitali, Dr. Behar Gjevori u shpreh se menjehere pas paraqitjes se ketij rasti jane marre masat e nevojshme me medikamente per t'u ardhur ne ndihme. "Nga verifikimet paraprake rezulton se punetoret kane pesuar djegie te shkalles se pare dhe te dyte ne pjese te ndryshme te trupit. Ata kane marre ndihmen e nevojshme mjekesore dhe ndodhen jashte rrezikut per jeten. Djegie me te rende ka pesuar metalurgu Luan Jaupi. Drejtoria e spitalit ka vene ne dispozicion stafin dhe medikamentet e nevojshme per kete rast". Vete metalurget tregojne castin e frikshem kur ata mund te kishin humbur edhe jeten. Mehmet Serica tregon se "kova u mbush me skorie para se te ndodhe avaria. Ndoshta ne fund te saj mund te kete pasur nje grope me uje e padukshme nga ana jone se nese do ta kishim pare do te evitonim hedhjen e skorieve. Mendoj se uji eshte grumbulluar ne kove si pasoje e shirave te rene gjate ketyre diteve. Si pasoje e temperatures se larte u hap zemra e koves dhe skoriet shperthyen gjithe andej. Askush prej nesh nuk e mendoi se do te ndodhte". Ndersa ne lidhje me shkakun e shperthimit, ai fajeson veten dhe shoket e tij te turnit per mungese vemendjeje. "Nuk ishte defekt i furres. Ne punojme larg saj. Kemi pesuar djegie por jemi mire me shendet. Ishte pakujdesia jone, nuk ishte gabim ne procesin teknologjik. Ky eshte vendi yne i punes dhe ne jemi te vetedijshem se gjithcka ndodhi nga pakujdesia". Ne vendngjarje ka shkuar grupi hetimor. Nga te dhenat e para mendohet se shperthimi ka ndodhur si pasoje e temperatures se larte ne te cilen eshte ndodhur uji ne fund te koves. Sipas te njejtave burimeve ne kete rast nuk behet fjale per ndonje defekt ne zinxhirin teknologjik apo per mosrespektim te rregullave te sigurimit teknik. Kova nuk eshte kontrolluar me pare nga punetoret dhe mbi te jane hedhur skoriet me temperature te larte. Ne raste te tilla uji shperbehet ne perberesit e tij duke provokuar shperthime te ngjashme me bombat e kalibrit te rende.

Shperthimet e furrave jane mjaft te shprehura ne zonen industriale te Elbasanit. Ne muajin janar te ketij viti ne uzinen e shkrirjes se celiqeve shpertheu furra me induksion e per pasoje gjeten vdekjen dy metalurge dhe u plagosen 10 te tjere. Pas ngjarjes strukturat pergjegjese dhe inspektorati shteteror i punes ka vene kushte per firmat qe administrojne keto uzina. Megjithate ngjarje te tilla duket se jane te pashmangshme ne zonen industriale te Elbasanit.

I plagosuri: Si ndodhi shperthimi

Metalurgu Luan Jaupi i demtuar me rende nga djegia tregon per "Koha Jone" detajet e aksidentit ku rrezikoi jeten. "Ishim duke punuar kur ndodhi shperthimi.-tregon metalurgu nga shtrati i spitalit rajonal te Elbasanit.-Une bashke me Aqifin dhe Mehmeti ndodheshim afer koves. Nuk e prisnim dhe nuk e kishim mjendjen ne ate cast. Vetem degjuam nje shperthim te forte dhe e pashe veten te shtrire ne toke". Luan Jaupi tregon se ka marre veten pas disa castesh. "Ndjeva dhimbje dhe djegie ne trup. Morem ndihmen e pare ne uzine dhe u nisem drejt spitalit". Ai thote gjithashtu se ne repartin e urgjencave ata u priten nga nje staf mjekesor qe ishte ne gjendje gatishmerie dhe ku ka marre gjithe mjekimin e duhur. Tashme Luan Jaupi ndjehet me mire dhe mendon per shkakun qe shkaktoi shperthimin. "Mendoj se kova ka patur ndonje xhep me uje shiu",-thote ai duke shpjeguar se kjo eshte nje dukuri e njohur dhe qe mund te evitohet me me shume kujdes ne pune.

Precedentet

14 janar 2008

Furra e shkrirjes ne uzinen e celiqeve te firmes Kurum ka shperthyer ne rrethana te paqarta, duke sjelle vdekjen e dy punetoreve dhe plagosjen e disa te tjereve. Viktimat ishin metalurget Veli Jahja, 54 vjec dhe Xhemal Ndregjoni, 50 vjec, te dy nga Elbasani. Policia ndaloi per ngjarjen tre specialiste turq te uzines.

17 prill 2008

Dalja e llaves dhe bashkimi i saj me ujin per pak sa nuk solli tragjedi ne Uzinen e Ferrokromit ne Burrel. Punetoret Ahmet Salia, Nikolin Picaku dhe Simon Menga, u plagosen rende duke pesuar djegie, kurse 20 te tjere u rrezikuan nga shperthimi i fuqishem ne furren e shkrirjes se uzines se ferrokromit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›