E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpëtim Idrizi: Duam një ministri, por nuk do e drejtoj unë

Share

Shpëtim Idrizi po e vuan shumë mungesën e një posti ministror. Çështja çame është harruar, tani flitet vetëm për poste. Në një intervistë për Vizion Plus, kreu i PDIU ka thënë se atyre u takon një ministër. Kur flasim për një ministër nga PDIU, nuk flasim për një dëshirë të mazhorancës. Na takon për valencën që kemi. Do të jetë Shpëtim Idrizi apo jo, kjo do të jetë pjesë e kryesisë. Por unë po them që nuk do të jem. Mund tju jap disa emra brenda partisë sonë që mund të bëjnë më mirë se unë ministrin, tha Idrizi. Në fakt nuk i dha emrat, por u ankua se marrëveshja me PD nuk po ecën si duhet. Idrizi deklaroi se ka ministra që janë nga shtatë vjet në detyrë. Ai shtoi se nuk beson se Meta ka vokacion për tu bërë president.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›