Bisedime me Kanadanë për lehtësim vizash

Në këto takime u diskutua mbi marrëdhëniet dypalëshe, me theks të veçantë në kuadër të bashkëpunimit ekonomik, zhvillimet në rajon, etj.
Kryetari i Senatit, Kinsella u shpreh gjatë bisedës, se bashkëpunimi me Shqipërinë do të sigurojë një mundësi më të madhe që Shqipëria të jetë si porta e Ballkanit. Në takim me kryetarin e Senatit u diskutua edhe për lehtësimin e lëvizjes së shqiptarëve drejt Kanadasë, për të cilën z. Kinsella dha mbështetjen e tij të plotë, si dhe garancinë se do të punojë në Parlament për të mundësuar një gjë të tillë. Po ashtu, dy bashkëbiseduesit vlerësuan si mjaft të rëndësishëm forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit, duke u mundësuar studentëve të dy vendeve të studiojnë në vendet respektive.
Në takimin me ministrin e Jashtëm kanadez, John Baird u konfirmua klima e shkëlqyer e marrëdhënieve dhe u shpreh vullneti i përbashkët për të materializuar ato në fushën e bashkëpunimit ekonomik. Duke shprehur falenderimin për mbështetjen e Kanadasë për tranzicionin në Shqipëri, për futjen në NATO, si dhe për njohjen e Kosovës, ai tha se Shqipëria, pavarësisht se është një vend i vogël, ofron mundësi të mëdha për investime në fusha të tilla si: energjia hidrike, minierat, burimet natyrore, naftë e gaz, turizëm etj.
Për këtë të fundit, ai tha se është e rëndësishme që të krijojmë mundësitë që operatorët turistike të të dy vendeve të bashkëpunojnë për njohjen e mundësive dhe për lidhje të qëndrueshme në drejtim të shkëmbimeve turistike.
Me mjaft interes u diskutua mbi nënshkrimin, në një të ardhme të afërt, të marrëveshjes në fushën e sigurimeve shoqërore, nga e cila do të përfitojnë kryesisht shqiptarët që kanë emigruar në Kanada. Lehtësimi i lëvizjes, ishte një nga temat e diskutuara në takim. Ministri Haxhinasto kërkoi që pala kanadeze të vlerësojë mundësinë për të lehtësuar procedurat për vizat për shqiptarët.
Nga kjo nuk do të përfitojnë vetëm shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, por edhe shqiptarët që jetojnë e punojnë në Kanada, sepse do të ruajnë më tepër lidhjet me Shqipërinë dhe të afërmit e tyre. Lehtësimi i vizave, tha z.Haxhinasto, mund të fillojë me kategori të caktuara dhe më tej të shtrihet për të gjithë qytetarët, praktikë që është përdorur edhe me vende të tjera. Në kuadër të rritjes së kontakteve njerëzore, bashkëbiseduesit diskutuan mbi nënshkrimin e një marrëveshjeje në fushën e arsimit, e cila do të mundësonte që shqiptarët të studiojnë në Kanada, por edhe shqiptaro-kanadezët që jetojnë në Kanada të mund të studiojnë në Shqipëri. /Start/
2012-05-11 16:43