E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkup, sot protesta të maqedonasve para Qeverisë

SHKUP- Nje dite pas protestave te shqiptareve, sot ne Shkup janë paralajmëruar protesta para Qeverisë nga grupe qytetarësh maqedonas.

Protesta e organizuar nga grupi i ashtuquajtur Protesta para Qeverisë do të mbahet pasdite para Qeverisë dhe se ajo do të jetë si kundërpërgjigje për protestat e djeshme të shqiptarëve dhe për zbardhjen dhe dënimin e shpejte të autorëve të vrasjes së pesëfishtë në Smilkovc të Shkupit.

Sipas mesazheve të bëra nëpërmjet rrjeteve sociale, ky organizim do të jetë në formën e kundërprotestës kundër shqiptarëve.

Në këtë profil virutal të internetit nuk kanë shpëtuar fyerjet e rënda antishqiptare dhe antifetare. Protestuesit maqedonas kanë bërë thirrje për masivitet në këtë protestë. Protesta vjen një ditë pas protestave të shqiptarëve të organizuara në Shkup dhe qytete tjera. (INA)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›