Shpëtim Idrizi prezanton Kartën e Vlerave të PDIU-së
TIRANE- Në një takim me 140 kandidatët për deputetë në të gjithë Shqipërinë, të zhvilluar në mjediset e zyrave qëndrore të Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi prezantoi Kartën e Vlerave të PDIU-së, si manifesti i vlerave me të cilën PDIU do të garojë në zgjedhjet e 23 qershorit.
Në këtë aktivitet u prezantua edhe kryekoordinatori i fushatës zgjedhore të PDIU-së për zgjedhjet e 23 qershorit, z. Arjan Galdini, i cili falenderoi për këtë besim dhe u shpreh se "unë bashkohem me këtë lëvizje, për shkak të ngjizjes politike që keni kryer të gjithë ju. Unë bashkohem me këtë vizion, këtë ekip politik, sfidës në çdo qytet dhe fshat. Ky është një konkurrim, jo për të fituar thjesht si deputetë, por për të fituar një vizion, që do e çojë përpara politikës sonë".
Më poshtë gjeni të plotë Kartën e Vlerave të PDIU-së, të prezantuar nga z. Idrizi:
Karta e Vlerave e PDIU
Pas 22 vitesh tranzicion rraskapitës në Shqipëri, ne qytetarëve shqiptarë na bie mbi shpinë përgjegjësia e madhe për tu bërë dhe një herë autorë, aktorë dhe faktorë të ndryshimit për të sjellë transformimet e domosdoshme,
që në këtë vendin tonë të mos lulëzojnë më lulet e dhunës dhe arbitraritetit. Ndryshimi i shumëpritur nuk do të vijë për këtë vend në rast se do të presim dikë tjetër për ta bërë.
Pikëpamja mbi të cilën ne si PDIU dëshirojmë të hedhim këto ide vjen bazuar fortësisht në përvojën e drejtpërdrejtë dhe ndjeshmwrinë e sinqertë tonën si aktivistë politikë dhe civilë në Shoqatën Çamëria, në PDI dhe në PDU për gati 23 vite, por edhe në parti të tjera shqiptare të qendrës së majtë, qendrës e qendrës së djathtë.
Gjithashtu ne jemi dhe besues e ndjekës të natyrshëm e të përkushtuar të Kauzës çame por edhe të doktrinës, parimeve dhe vlerave politike të qendrës e qendrës së djathtë, që ngrihet mbi traditën, identitetin kombëtar dhe vlerat më të mira europiane.
Ne besojmë tek Zoti, dhe përpara Zotit jemi të gjithë të barabartë. Asnjë person nuk është superior ndaj dikujt tjetër. Prandaj për ne administrimi i drejtësisë është detyrë morale e fetare.
Ne dëshirojmë që të kemi shqiptarë më të vlerësuar dhe Shqipëri më të përparuar, në dëshirojmë që të kemi një vend më të sigurtë, dhe një shtet që punon në të mirë të kombit të vet.
Kryefjala dhe kryeprioriteti i kauzave tona është çështja kombëtare e çështja e shqiptarëve të Çamërisë.
Megjithatë ne do të kujdesemi këtu që të tokmbledhim
- përvojat tona si aktivistë civilë
- përfaqësuesit lëvizjeve tradicionale të ish-pronarëve
- ish të persekutuarve,
- të qytetarisë dhe shtresës së mesme,
- të shtresave të marxhinalizuara dhe individualiteteve të lira.
Fakti që ne po marrim këtë inisiativë për të hapur një debat të gjerë mbi vlerat, tolerancën, mirkuptimin e bashkëpunimin mes gjithë forcave politike shqiptare, tregon se lidershipi shqiptar ka dështuar në misionin e tij. Shqipëria meriton më shumë.
Qëllimi është ti shpallim këto ide e parime si Kartën e Vlerave të PDIU-së por edhe të hapim një debat publik mbi këto ide e vlera të paraqitura më poshtë
- për mënyrën sesi duhet të jetë,
- sesi duhet ndjerë,
- kuptuar dhe ndërtuar “qendra e moderuar politike shqiptare”
e cila ka domosdoshmërisht lipsjen e madhe për tu ngjizur e përtërirë.
Ngase në Shqipëri ka varfwri debatesh nw ide, vlera dhe programe brenda të gjithe spektrit politik, ne nuk do të mjaftohemi vetëm me shpalosjen e këtyre ideve dhe parimeve
por do të dëshmojmë me akte dhe vendime se do të dime ti zbatojmë këto parime duke ndërtuar modelin e një partie ndryshe:
- parti idesh dhe parimesh,
- parti dinamike,
- e lirë, demokratike dhe thellësisht euroatlantike në mendësi dhe veprimtari, si parti opozitare apo si parti në qeverisje.
Ne që kemi qenë kahhera të angazhuar si aktivistë të sinqertë të qendrës se moderuar shqiptare ndihemi natyrshëm si të lindur nga liria, në liri dhe për lirinë, dhe po krejt natyrshëm duam që Shqipëria të bëhet një vend më modern, më i lirë, më i drejtë, më i përparuar dhe autentikisht solidar.
Ne, të rinj dhe të reja, burra dhe gra të Shqipërisë jemi krenarë që jemi qytetarë të këtij vendi që ndonëse mes shumë sakrificash e vuajtjesh historike ka ditur të gjejë forcat dhe energjinë pozitive për tu ringritur.
Jemi krenarë që i përkasim një qytetërimi mijëravjeçar, një qytetërim i cili i ka dhënë njerëzimit kontribute e vlera të çmuara kulturore dhe historike.
Ndaj edhe dëshirojmë e synojmë që Shqipëria të përparojë në vazhdën e traditës së saj, vendosmërisht europiane dhe perëndimore.
Vlerat në të cilat ne gjejmë vetveten janë posaçërisht ato vlera të cilat bashkëndahen nga familja e madhe e Bashkimit Europian: dinjiteti i personit, liria dhe përgjegjshmëria, barazia, drejtësia, ligjshmëria, solidariteti.
Këto janë vlerat e përbashkëta të demokracive të mëdha perëndimore, të themeluara mbi pluralizmin demokratik, mbi shtetin e së drejtës, mbi jodiskriminimin, mbi tolerancën, mbi pronën private dhe mbi ekonominë sociale të tregut të lirë.
Ka periudha historike, si kjo që po jetojmë, kur normat, vlerat dhe bindjet e mëparshme janë tronditur thellë dhe kur shoqëria ende nuk e gjen dot orientimin etiko – moral, në një kohë kur kjo shoqëri po ndryshon me ritme të shpejta.
Në periudha të tilla njerëzit ndodhen përballë dilemash të shumta. Ata nuk po e identifikojnë veten me institucionet e krijuara. Ata nuk kanë besim tek to. Kur shteti mund t’i shkelë angazhimet që merr, atëherë kujt mund t’i zihet besë?
Në qoftë se ligjet kanë një frymë moderne dhe tërheqëse, por që nuk gjejnë zbatim, atëherë kujt mund t’i drejtohemi për të patur, në mos sigurinë e plotë, të paktën ndjenjën e sigurisë dhe të paqes sociale?
Sot askush nuk flet për vlerat morale. Dhe në të tilla momente, rreziku më i madh është humbja e shpresës dhe braktisja e lirisë për shkak të varfërisë ekonomike.
Ajo që ne kemi nevojë është që të ushqehemi me artin e lirisë dhe arti i lirisë dhe demokracisë është shumë i vështirë. Ai duhet mësuar.
U takon më së pari gjeneratave të reja, na takon neve, së bashku edhe me aktorë të tjerë shoqërorë që t’ua mësojmë njerëzve këtë art me qëllim që ta përdorin demokracinë në funksion të dinjitetit të tyre.
Prandaj edhe burrat e gratë, djemtë dhe vajzat të bashkuar në PDIU, që ndihen si të lindur nga liria, kanë një përgjegjësi të madhe për të ngjallur shpresën dhe për të shpëtuar lirinë.
Ne mendojmë se politika duhet të jetë në shërbim të qytetarëve, e jo qytetarët në shërbim të politikës.
Pyetja është: A do ta ndërtojmë këtë vend së bashku, apo do të lejojmë që ta ndërtojnë gjithmonë nga e para fitimtarët e rradhës?
Ky është viti i parë i 100 vjetorit të dytë, i Pavarësisë së Shqipërisë, e ne ende nuk e kemi të qartë nëse kemi festuar 100 vjetorin e shtetit shqiptar apo kemi lënguar në 100 vjet tranzicion.
Ne besojmë sidomos tek rinia shqiptare ndaj i drejtohemi brezit të ri, se pasioni dhe angazhimi juaj do të jenë vendimtare, nëse ne:
- do të ndërtojmë një shoqëri ku progresi është shërbëtori i nevojave tona,
- apo një shoqëri ku vlerat e së shkuarës e së sotmes
- dhe vizionet e reja do të varrosen nën zhvillimin e shfrenuar dhe kaotik pa rregulla, vlera e parime.
Sepse kjo është koha, sot është dita, kur ne kërkohet të bëhemi të gjithë bashkë ndonëse të ndryshëm,
- ndonëse në konkurencë me njëri-tjetrin,
- për ti dhënë forcë mundësisë për ta transformuar shoqërinë e pwr tw shkuar drejt një Shoqërie të Madhe ku domosdoshmërisht edhe Qytetari është i madh.
‘Shoqëria e madhe’, do të thotë që ne të synojmë e punojmë së bashku për të mbërritur në ditën kur Shqipëria do të jetë një vend ku çdo fëmijë, çdo i ri të ketë drejtën dhe mundësitë e mbrojtura nga të gjithë ne, për të kërkuar e gjetur dijet, për të pasuruar mendjen dhe për të zgjeruar e zhvilluar talentin dhe aftësitë e tij.
‘Shoqëria e madhe’ është vendi ku qytetet dhe fshatrat nuk shërbejnë vetëm si vendbanime ku njerëzit plotësojnë nevojat e tyre jetike dhe nevojat për tregëti, por janë shëmbëlltyrat dhe inkurajuesit e bukurisë dhe urisë për komunitarizëm si edhe për ripërtëritjen e kontaktit të njeriut me natyrën. ‘Shoqëria e madhe’ është vendi ku qytetarët janë më shumë të shqetësuar për cilësinë dhe fisnikërinë e qëllimeve dhe synimeve të tyre, sesa për sasinë e të mirave materiale.
Por mbi të gjitha ‘Shoqëria e madhe’, nuk është një liman i sigurtë, tokë e palëvizshme, objektivi përfundimtar, apo një punë e kryer, ajo është një sfidë e parreshtur, e ripërsëritur, duke na shenjëzuar neve atë fat të përbashkët ku kuptimi i jetëve tona do të përputhet tërësisht me frytet e punës dhe veprave tona.
Ne mundemi që të ndërtojmë një shoqëri ku ripërtëritja morale dhe përmbushja e nevojave të dlirëta shpirtërore ia dalin të bëhen të prekshme dhe mëkuese të jetës së Kombit tonë.
Ndaj pyetjet që kemi për vete e për çdo shqiptar e sidomos për çdo te ri, janë:
- A do ti bashkohemi,
- E a do të bashkohemi të gjithë së bashku në
§ vizionin,
§ betejën për ti dhënë çdo qytetari shqiptar
pavarësisht besimit e përkatësisë:
- fetare,
- politike,
- kulturore,
- etnike,
- statusit social apo fizik,
madhështinë e merituar, dinjitetin, si edhe barazinë e plotë në shanse e mundësi, të cilat kënaqin edhe vetë Zotin, por edhe kërkohen e garantohen nga Kushtetuta dhe ligjet tona?
A do ti bashkohemi, e a do të bashkohemi të gjithë së bashku në betejën për ti dhënë çdo qytetari shqiptar një rrugëdalje nga pesha e rëndë e varfërisë?
Ndoshta ka ndër ju, ndër ne, shpirtra mosbesues, dekurajues, shpërfillës, të cilët mund, e do të na thonë se gjithçka është shkruar më sipër janë vetëm fjalë, e asgjë nga këto nuk mund të arrihet, e kjo betejë as mund të nisë, e jo më të fitohet.
Ne si PDIU besojmë se ne e kemi të gjithë fuqinë për ta ngritur e ndërtuar qytetërimin që ne duam.
Por për ta arritur këtë kërkohet zotwsia, vullneti dhe puna e gjithësecilit prej nesh me gjithë forcën e mendjes dhe zemrës sonë.
Ne mendojmë e besojmë se politika duhet të jetë e themeluar dhe ngritur më shumë mbi vlerat sesa mbi interesat.
Cdo person i përket një komuniteti dhe duhet tia nënshtrojë interesin personal përkatës, autoritetit legjitim të komunitetit përkatës, duke pranuar kufizimet që janë të nevojshme dhe domosdoshme për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.
Pa ligj dhe rend nuk mund të ketë liri.
Personat, familjet, grupet sociale, komunitetet, popujt, kombet dhe shtetet duhet të japin llogari për aktet dhe veprimet e tyre përpara çdo qenieje të vetme njerëzore, të së sotmes dhe së nesërmes.
Ne besojmë se shoqëria dhe Shteti duhet ti shërbejnë personit dhe të mirës së përbashkët.
Personat dhe komunitetet duhet të kenë të drejtën për të realizuar gjithçka munden faleminderit nismës dhe aftësive të tyre.
Kërkojmë mbështetjen e të gjithë shqiptarëve, e të gjithë të rinjve e të rejave, burrave dhe grave, të cilët e duan lirinë dhe dëshirojnë të jenë të lirë.
Ne duam një shoqëri që të kujdeset realisht për të varfërit dhe për më të dobëtit.
Ne nuk duam një shoqëri të ndarë mes të pasurish dhe të varfërish, mes të fortësh dhe të dobëtish.
Ne duam një shoqëri në të cilën të gjithë të kenë mundësi të gëzojnë një nivel jete të denjë dhe të përshtatshëm.
Ne besojmë se personat kanë detyrën për të siguruar mirëqenie për veten e tyre sipas parimit moral të përgjegjshmërisë, por po sipas këtij parimi dhe mbi këtë bazë personat duhet të ndihmojnë dhe mbështesin tjetrin që është në vështirësi.
Një barazi më e madhe dhe më efektive mes burrit dhe gruas do ta bëjë vendin tonë jo vetëm më të drejtë, por edhe më të zhvilluar.
Ne mendojmë se familja është bërthama themelore e shoqërisë sonë. Sot familjet dhe shoqëria janë gjithnjë e më të fragmentizuara.
Ne mendojmë se është në fakt e domosdoshme njohja e qartë e rolit aktiv të familjes me ndërgjegjësimin e plotë se familja nuk mund të zëvendësohet nga figura të tjera sociale.
Ne besojmë se progresi shkencor i cili ka arritur maja të paimagjinueshme në botën e zhvilluar, porse edhe në vendin tonë i cili ekspozohet me kënaqësi ndaj këtij progresi, ka kontribuar në mënyrë të jashtëzakonshme në shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.
Ne mendojmë se i duhet shtuar lirisë edhe një vlerë tjetër, ajo e plotësimit të sigurisë së identitetit tonë kombëtar përballë sfidave të integrimit dhe globalizmit.
Ne e dimë se vlerat tona janë të rrënjësuara nga traditat më të mira politike të vendit dhe shoqërisë sonë duke mbartur frymën e të gjithë atyre që aq shumë e deshën Shqipërinë dhe shqiptarinë ndër shekuj, e deri në ditët tona,
ku vlerë e patjetërsueshme, motivim dhe frymë mbeten për ne edhe Lëvizjet Studentore të Dhjetorit 1990 dhe Dhjetorit 1998 dhe idealet e qëllimet e këtyre dy lëvizjeve,
sikurse edhe të gjitha lëvizjet dhe kontributet pozitive politike dhe civile shqiptare në vitet që kanë ardhur më pas, ku lajtmotiv kanë qenë kërkesat për Liri, Demokraci, dhe Europë.
Tek këto ide, parime e vlera, shpresojmë e dëshirojmë të gjejnë veten, në fakt, laikët dhe besimtarët, muslimanë, bektashinj, katolikë, ortodoksë, dhe ungjillorë.
Vizioni i ynë është të krijojmë një lëvizje gjeneruese të ripërtëritjes morale në Shqipëri nëpërmjet një veprimtarie të qartë dhe konkrete politike.
Përndryshe nga realiteti i derisotëm, kur ballafaqohemi me një Shqipëri të pasigurisë, ndarjeve, urrejtjes sociale, varfërisë,
ne dëshirojmë dhe propozojmë një Shqipëri të dashurisë ku të gjithë e shohim njëri-tjetrin në sy plot dinjitet dhe respekt.
Qeveria, është dhe duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve, për shqiptarët dhe duhet të ketë kryefjalë të aksionit dhe misionit të saj Mirëqenien dhe Dinjitetin e tyre.
Ky është moraliteti i vërtetë i politikës.
Ne duam një shoqëri në të cilën të gjithë të rinjtë, pa dallime të tipit social, të shkojnë në shkolla dhe universitete prej nga ku të marrin dije të thella e serioze, si edhe diploma të vlefshme dhe kualitative.
Ne duam një ekonomi të fortë dhe vitale, të bazuar mbi sipërmarrje moderne dhe efiçente, mbi kreativitetin dhe inovacionin, ndershmërinë dhe ligjshmërinë.
Ky është angazhimi im përpara çdo shqiptari e shqiptareje, jo vetëm si kryetar i PDIU-së, por si një qytetar i lirë që beson tek Shqipëria e Bashkuar!
Nëse ky do të bëhet dhe angazhimi yt, je i mirëpritur të bëhesh pjesë e tij!
(m.a/BalkanWeb)