Censusi 2011, INSTAT: Popullsia në qytet 54%, kapërcen atë në fshat
TIRANË- Lëvizjet e vrullshme të popullsisë dekadën e fundit e kanë çuar në 54 për qind nivelin e popullsisë që jeton në qytet dhe 46 për qind atë që banon në fshat. Këto janë rezultatet e Censusit 2011 krahasuar me atë të vitit 2001. Instituti i Statistikave ka konstatuar se në dhjetë vitet e fundit niveli i popullsisë në zonat urbane është rritur me 16 për qind. Tirana, Durrësi dhe Lezha janë zonat me rritjen më të shpejtë të popullsisë.
“Për herë të parë popullsia banuese që jeton në zonat urbane e ka tejkaluar popullsinë banuese në zonat rurale, ku kemi 54% të popullsisë që jeton në zonat urbane. Gjatë këtij 10 vjecari qarqet e Tiranës, Fier dhe Elbasan janë qarqet ku përqendrohet më së shumti popullsia banuese dhe ato të Kukësit e Gjirokastrës janë qarqet që kanë edhe populsinë më të vogël në vend. Prefektura e Tiranës shënon 27% të popullsisë banuese krahasuar me 20% që kishte në vitin 2001. Zvogëlimi i popullsisë në nivel vendi është 8%”, tha përfaqësuesja e INSTAT.
Ines Nurja e INSTAT u shpreh se “Këto të dhëna do të shërbejnë jo vetëm për vendimmarrjen në nivel qendror dhe vendor por njëkohësisht do të jenë edhe një orientim i mirë për komunitetin e biznesit”.
Nga të dhënat e Censusit 2011 ka rezultuar se mosha mesatare e popullsisë shqiptare është 35 vjec. Kukësi është prefektura me moshën më të re, 30 vjec, ndërsa Gjirokastra është qarku me moshën më të madhe, 40 vjec.
(m.a/News24/BalkanWeb)