Ditëlindja të dielën, festa vijon për Majlindën dhe të hënën-FOTO
TIRANE-Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu mbushi ditën e dielë 39 vjec. Meqë administrata e pati pushim, ata e suprizuan ministren e tyre duke ia mbushur zyren e saj te punës plot me buqeta me lule, e sidomos Orkide, për të cilat vete ministrja shprehet se i ka shumë qejf. Ja si shprehet vetë politikania në faqen e saj në Facebook.
“Kur ditëlindja të qëllon për ditë të diele, edhe e hëna nis bukur. Buqetat e luleve e orkidetë, që i kam kaq shumë qejf, po vazhdojnë të vijnë edhe sot, tashmë edhe në zyrë. Faleminderit miq! Ju të së dielës, të së hënës e të çdo dite timen”, shkruan Bregu.
(d.b/BalkanWeb)