E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e Jetimëve, Duam dashuri jetëgjatë, jo vetëm për fushatë

jetimetTiranë- Në kuadër të Ditës Kombëtare të Jetimëve, me dhjetra fëmijë jetimë nga i gjithë vendi kanë zhvilluar një marshim paqësor në pedonalen e Tiranës, duke kërkuar më shumë vëmendje ndaj tyre.

Aktualisht në vendin tonë janë rreth 2204 jetimë deri në 15 vjeç që marrin përkujdesje në qendrat komunitare. Numri i birësimeve është tepër i ulët, pasi vitin që shkoi u birësuan vetëm 53 fëmijë, 27 nga çifte të huaja.

Sot në pedonalen Murat Toptani është çelur një ekspozitë mbi 97-vjetorin e strehës së parë vorfnore, e organizuar nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë. Duke ju fokusuar edhe sitatës parazgjedhore, nën sloganin Duam dashuri jetëgjatë, jo vetëm për fushatë, rreth 200 fëmijë jetimë me kapele të bardha në kokë kanë parakaluar duke kërkuar akoma dhe më shumë mbështetje për ta.

Marshimi nisi nga pedonalja dhe përfundoi pranë Hotel “Tirana Ineternational”, ku u zhvillua ndhe një ceremoni festive për ta.

jetimet-2

Ekspozita tek pedonalja “Murat Toptani”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›