E Shtunë, 31 Tetor 2026

Westerwele në Prishtinë: Të shpërbëhen strukturat paralele serbe në Veri

westervelleKosovë- Gjermania përmes ministri të Jashtëm të Gjermanisë, Guido Westerwele ka këkruar që të shpërbëhen strukturat paralele serbe në veri të Kosovës.

Diplomati i lartë gjerman në një takim me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi mori sigurinë e autoriteteve kosovare se Kosova është gati për zbatimin e marrëveshjes të arritur në Bruksel mes Daçiçit dhe Thaçit.

Në fjalën e tij ministri gjerman ka theksuar që palët duhet të reflektojnë në zbatimin e marrëveshjes.

Gjermania është e përkushtuar në përkrahje të Kosovës në të gjitha fushat,-citohet nga mediat kosovare ministri.

Sakaq ministry gjerman do të takohet edhe me ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj. Vizita e ministrit gjerman në Prishtinë erdhi pas vizitës që pati në Beograd, ku nga krerët e shtetit serb ka kërkuar zbatimin e Marrëveshjes.

Gjermania është në mesin e vendeve të Bashkimit Evropian që ka bërë thirrje për normalizimin e situatës në Veri të Kosovës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›