"Shpetim Idrizi te kandidoje per kryetar i PDI"
Per here te pare, kryetari i partise qe perfaqeson camet ne spektrin politik shqiptar, Tahir Muhedini ka zbuluar nje levizje te forte te tij, ate te hapjes rruge per deputetin socialist, Shpetim Idrizi, qe te perballet me te per postin e kryetarit te PDI. Partia per Drejtesi dhe Integrim qe perfaqeson komunitetin cam theksoi se mbetet serish e hapur per te pranuar deputetin e Partise Socialiste, Shpetim Idrizin ne radhet e saj, madje t'i hap rrugen per t'u zgjedhur edhe kryetar i kesaj partie. Kete e beri te ditur dje, kryetari i PDI-se, Dashamir Tahiri pergjate nje prononcimi per mediat, ku theksoi se ne rast se Idrizi do te pranonte te behej pjese e kesaj partie, atehere ai ishte i gatshem te mblidhte kongresin e Jashtezakonshem te partise, per t'i hapur rruge deputetit aktual te PS-se per drejtimin e partise, qe perfaqeson komunitetin cam. "Kam qene i hapur qe te vije dhe kam shkuar pak me larg, po e them per here te pare, ne qofte se vjen nje mandat, pra, nje deputet ne Partine tone, ndoshta kjo duhet te jete koha qe ne ta cojme partine ne kongres te Jashtezakonshem, qe t'i japim mundesi ketij deputeti, qe mos e ndjeje veten pak si te lene menjane, qe te dale dhe te konkurroje per kryetar partie", deklaroi kryetari i PDI-se. Ai ka mohuar te kete kontaktuar vete me deputetin socialist, njeheresh anetar te kryesise se kesaj partie, Idrizi, por komunikimi me te ka qene nepermjet deputetit te ri te PDI, Dashamir Tahir. Ne lidhje me perfshirjen e kesaj partie ne kabinetin Berisha, Muhedini theksoi se fakti qe camet nuk u perfaqesuan ne kabinet me nje ministri, do te thote qe ata do te rrisin kerkesat e tyre per perfaqesim ne rangun e dyte dhe te trete te qeverisjes. Nderkohe qe ai vlereson deklaraten e Berishes, per perfaqesim ne qeverisje, duke nenvizuar faktin, se dhe me zv.ministra je ne qeveri.
Liberalizimi i Vizave
Kerkesa
Liberalizimi i Vizave
Kerkesa