E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha e Meta, vizite ne SHBA me 20 shtator

Kryeministri Berisha dhe ministri i ardhshem i Jashtem, Ilir Meta pritet te kene viziten e tyre te pare te perbashket me date 23 shtator ne New York te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Vizita pritet behet ne kuader te hapjes se sesionit te 64 te Asamblese se Pergjithshme te Organizates se Kombeve te Bashkuara. Ne kete mbledhje pritet te marrin pjese kreret me te larte te pjeses derrmuese te shteteve dhe po keshtu ministrat e Jashtem respektive. Ne kete kuader, ne hapjen e sesionit te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se do te marre pjese presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Barak Obama dhe Sekretarja e Shtetit, Hilari Klinton. Pervec ndjekjes se punimeve zyrtare te hapjes se sesionit parlamentar, kreret e larte te shteteve do te kene mundesi te zhvillojne takime mes homologeve te tyre. Mesohet se axhenda e kreut te qeverise shqiptare Berisha dhe numrit dy te kesaj qeverie, njeheresh, minister i Jashtem, Meta te jete e ngjeshur, ku po punohet intensivisht per krijimin e kushteve per takime me personalitetet me te larta boterore. Vizita e fundit e kryeministrit Berisha ne SHBA eshte zhvilluar ne shkurt te ketij viti, ku mori pjese ne Mengjesin e Lutjeve, organizim ky qe i dha rastin e takimeve me kreret me te larte evropiane, po keshtu dhe me figura te rendesishme te politikes amerikane, mes te cilave Sekretaren e Shtetit, Hilari Klinton. Nderkohe qe kater vite me pare, Berisha, sapo eshte dekretuar Kryeminister, zhvilloi nje vizite te suksesshme ne SHBA.

Vizitat

Kater vite me pare, Berisha, partia e te cilit fitoi zgjedhjet parlamentare te 2005-es, nxitoi ta zyrtarizonte kabinetin qeverises, per te marre pjese ne hapjen e sesionit te Asamblese se OKB-se, me statusin e tij si Kryeminister i vendit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›