Cekia mbeshtet Shqiperine ne anetaresimin ne NATO
PRAGE- Cekia mbeshtet anetaresimin e Shqiperise ne NATO. Ky premtim i eshte dhene Presidentit Bamir Topi nga homologu i tij, Klasus, gjate vizites se tij te shkurter ne Prage. Presidenti i Cekise shprehu vullnetin dhe mbeshtetjen e palekundur te vendit te tij, per intensifikimin e metejshem te marredhenieve dypaleshe dhe per anetaresimin sa me te shpejte te Shqiperise ne BE. Ne kete takim, Presidenti Topi shprehu vleresimin per mbeshtetjen dhe angazhimin e Cekise ne procesin e integrimit te Shqiperise ne BE dhe ne NATO, si dhe per gatishmerine e institucioneve ceke, per te ofruar pervojen e tyre ne keto drejtime. Te dy Presidentet nenvizuan nivelin shume te mire te marredhenieve dypaleshe mes Shqiperise dhe Cekise dhe shprehen vullnetin per intensifikimin e marredhenieve ekonomike, rritjen e investimeve ceke ne vendin tone dhe liberalizimin e regjimit te vizave. Presidenti Topi vuri ne dukje se "Cekia ka qene nje nga partneret kryesore ekonomike dhe tregtar te Shqiperise. Edhe liberalizimi i regjimit te vizave do t'i sherbente akoma edhe me tej levizjes se lire te njerezve dhe shkembimit te mallrave".Kreu i shtetit shprehu interesimin e pales shqiptare per thellimin dhe zgjerimin e bashkepunimit ne fushen e turizmit, energjetikes dhe infrastruktures dhe nevojen e investimeve ceke ne keto fusha.