Shpëtohen 4 punëtorë humanitarë në Somali

Zyrtarët ushtarakë të Somalisë dhe të Kenisë kanë shpëtuar katër punonjës të huaj humanitarë, që mbaheshin peng në Somalinë e shkatërruar nga lufta.
Katër të punësuar të Këshillit Norvegjez për Refugjatë, nga Pakistani, Kanadaja, Filipinet dhe Norvegjia, ishin në mesin e pengjeve që u rrëmbyen në javën e kaluar nga kampi i refugjatëve Dadab, në Keninë fqinje. Një ngasës kenian është vrarë gjatë sulmit.
Punonjësit humanitarë thuhet se nuk janë lënduar gjatë operacionit të shpëtimit.
Rrëmbimi ishte i fundit në serinë e dhunës në kampin Dadab, ku sulmuesit në muajin tetor rrëmbyen dy spanjollë që punonin për “Mjekët pa Kufij.
Mjekët spanjollë ende po mbahen peng në Somali.