E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregulla të reja për t'u bërë “anglez”

Ishte viti 2005 kur laburistët në pushtet në Britani aplikuan testin për të gjithë të huajt që marrin shtetësinë britanike, ku përfshihej edhe certifikata e gjuhës angleze dhe shumë komponentë të tjerë.

Por sipas burimeve zyrtare mësohet se Ministrja e Brendshme britanike, Theresa May, është duke rishikuar këtë test dhe versioni i ri i cili pritet të dalë pas disa muajsh ka kërkesa shtesë, me një theks të veçantë në njohuritë historike dhe kulturore.

Në këtë test emigrantëve do i thuhet se “historikisht Britania është një vend i krishterë”. Emigrantët do të duhet të mësojnë përmendësh strofën e parë të himnit kombëtar, përpara se ata të bëhen zyrtarisht shtetas.

Marrja e shtetësisë do të shndërrohet praktikisht në një provim mature 45 minutësh, që ata që duan të marrin shtetësinë britanike do të japin në afro 90 qendrat e ngritura në mbarë vendin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›